Petkoviq-ambasadores gjermane: Beogradi nuk do të heqë dorë nga Asociacioni

Lajme

Petkoviq-ambasadores gjermane: Beogradi nuk do të heqë dorë nga Asociacioni

Më: 2 mars 2023 Në ora: 13:06
Foto nga takimi

Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka takuar sot ambasadoren gjermane Anke Konrad, me të cilën ka biseduar për ecurinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Në deklaratën e kësaj zyreje, thuhet se Petkoviq ka theksuar se Beogradi, me kufizime të qarta, mbetet sinqerisht i interesuar për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të krijonte kushtet për stabilitet të përhershëm dhe paqe në rajon.

Sipas fjalëve të tij, këtë përcaktim të Beogradit nuk e ka kuptuar as pala prishtinase, e cila sipas recetave të vjetra është munduar në çdo mënyrë të shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Beogradi do të këmbëngulë në përpjekjet e tij për të ofruar mekanizma solidë dhe të besueshëm për mbrojtjen e pozitës dhe të drejtave të popullit serb në Kosovë, dhe për këtë arsye nuk do të heqë dorë nga zbatimi i asaj që është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, e cila para së gjithash i referohet formimit të Asociacionit”, theksoi Petkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat