Tadiç: Vuçiq mashtron popullin dhe perëndimin duke “ble” kohë për të ruajtur pushtetin

Lajme

Tadiç: Vuçiq mashtron popullin dhe perëndimin duke “ble” kohë për të ruajtur pushtetin

Nga: F. B. Më: 4 mars 2023 Në ora: 09:15
Boris Tadiç

“Hapësira manovruese e Serbisë përkatësisht Vuçiqit kur flitet për tekstin bazë të marrëveshjes evropiane që gojarisht është pranuar dhe nuk do diskutohet më, është gjithnjë më e vogël pikërisht për shkak të Vuçiqit, që edhe vetë SNS e pranon dhe e falënderojnë se ‘blen’ kohë”, ka thënë Boris Tadiç ish president i Serbisë, që ofron plan prek 4 pikave, që sipas tij mund të përmirësoj situatën aktuale të Serbisë, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

“Blerja e kohës në këto rrethana, kur njëra palë është e dobët, dëmton atë dhe e sjell në sitatë pa përgjigje adekuate, kjo gjë shihet pas ardhjes së pesëshes së emisarëve, që doli me propozim dhe që tash veç duhet përmbushet”, tha ai.

Ai rikujtoi deklaratën e Vuçiq na lini të sillemi sa të mundemi, që është e njëjta politikë si e SPS nga vitet 90-të për asokohe radikalët e tash SNA.

“Këtë rrotullim e sillje të tij, populli e paguan, bile Vuçiq pat thënë më lejoni të mashtroi bashkëpunëtorët perëndimor e në të vërtetë mashtron edhe gënjen edhe perëndimin edhe popullin duke ble kohë për të mbetur sa më gjatë në pushtet dhe kjo është ajo me të cilën përballemi sot, ku qytetarët paguajnë këtë çmim”, konstaton Tadiç.

“Të njëjtën gjë e pat bërë edhe Gjingjiq në 2002 e 2003, kur propozoi që Serbia të dal nga situata pasive për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me iniciativën shumë konkrete – mbrojtjen e asaj që është e jona në Kosovë”.

Duke tentuar të sqaroj çfarë mund të përmirësohet në ankesin e marrëveshjes, Tadiç tha se është absurde që “Vuçiq tërë kohën vazhdon të luftoj vetëm për asociacion”.

“Mbi dhjet lavdërohet se nga marrëveshja e Brukselit morëm asociacionin, e tash edhe pas planit evropian përsëri marrim vetëm asociacionin, duke krijuar atmosferë artificiale e prezantuar Vuçiqin si strateg”, tha Tadiç.

Ai tha si i kishe propozuar Vuçiqit që të dal me propozimin e vetë para vendeve anëtare të OKB-së dhe statusit të saj “Vuçiq jo që nuk e bëri por ka përqesh propozimin dhe iu dashtë të dal me kundër iniciativë dhe solli vetën në situatë pa përgjigje dhe na mbetet të presim implementimin e marrëveshjes ku duhet të marrim asociacionin”, shtoi ai.

“Plani prej 4 pikave me cilin Serbia duhet dilte para perëndimit do të bënte me autonominë – gjyqësore, pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ në veri, autonomi personale përkatësisht asociacion për serbët në jug dhe nxjerrjen e trashëgimisë e kishave nga juridiksioni i Kosovë krahas mbrojtjes së pasurisë së serbëve”, sqaroi Tadiç planin, duke theksuar se duhet të zgjidhim çka është e kujt në Kosovë.

“Nëse serbët nuk fitojnë vërtet kulm institucional nën të cilin mund të jetojnë në Kosovë, në atë rast populli serb ngadalë do zhduket nga Kosova”, është kategorik Tadiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat