“Nanë, kur do t’më rritet dora?”, kameramani shqiptar tregon historinë e vogëlushes në luftën në Bosnjë

Lajme

“Nanë, kur do t’më rritet dora?”, kameramani shqiptar tregon historinë e vogëlushes në luftën në Bosnjë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 20:11
Sylejman Kllokoqi

Sylejman Kllokoqi, kameramani i njohur kosovar, i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ka rrëfyer për përjetimet e tij si kameraman, i cili është edhe dëshmitar me kamerë në 7 luftëra.

E si një dëshmitar ai ka rrëfyer edhe disa histori që i kishte parë me syrin e tij, e i kishte faktuar me syrin e kamerës duke treguar se kameramanët shpeshherë mundohet të tregohen profesionistë në punën e tyre duke i ndrydhur brenda vetes emocionet e forta që mund t’i përjetojnë nga ngjarje të ndryshme.

Një ngjarje e tillë e tejet e rëndë i kishte ndodhur në Bosnjë, ku ishte duke e përcjell luftën atje.

Kllokoqi tregoi se në këtë ngjarje protagoniste ishte një vajzë e vogël shtatë vjeçare, e cila humb tragjikisht njërën dorë pasi një predhë ra pikërisht në dorën e saj.

Ai tha se vajza kishte shpëtuar, dhe ishte nisur urgjentisht për trajtim mjekësor në spital. Por, kjo ngjarje nuk mbaron këtu. Si histori ajo vazhdon të bëhet akoma më e trishtë kur shtatëvjeçarja takohet pas një jave me nënën e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat