Gjillas: Serbia nuk ka fituar asgjë të mirë nga plani i marrëveshjes me Kosovën

Lajme

Gjillas: Serbia nuk ka fituar asgjë të mirë nga plani i marrëveshjes me Kosovën

Më: 6 mars 2023 Në ora: 13:43
Dragan Gjillas

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (PLD), Dragan Gjillas tha se sikur kjo qeveri de facto nuk do ta kishte ndalur integrimin evropian, sot Serbia do të ishte më e fortë, do të ishte partnere e Bashkimit Evropian (BE) dhe kurrë nuk do të kishte marrë një tekst të tillë të marrëveshjes me Kosovën.

“Nuk ka pothuajse asgjë të mirë për Serbinë në plan, përveç konkluzionit se duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Gjithçka tjetër është pak a shumë e keqe”, ka thënë Gjillas në një intervistë për gazetën serbe “Nova”.

Sipas tij, “është fakt se refuzimi i tekstit i cili tashmë është pranuar dhe nuk është i mirë për Serbinë, nuk do të ishte mirë për Serbinë sepse pasojat do të ishin katastrofike”.

I pyetur nëse pret që pas marrëveshjes në Bruksel, Serbia të marrë vendim për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, ai u përgjigj se “kjo nuk është çështje pritjesh, por e qëndrimit të PLD-së se sanksionet ndaj Rusisë tashmë duhet të ishin vendosur”.

“A jemi të vetëdijshëm për faktin se jemi i vetmi vend që nuk e kemi bërë këtë? Si mendoni, si na shikojnë në Evropë për këtë?”, pyet Gjillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat