SHBA: Biden dhe Blinken konfirmuan se Propozimi Evropian do ta çojë Kosovën drejt integrimit evropian

Lajme

SHBA: Biden dhe Blinken konfirmuan se Propozimi Evropian do ta çojë Kosovën drejt integrimit evropian

Më: 6 mars 2023 Në ora: 17:53
Blinken dhe Biden

Ambasada amerikane në Kosovë, ka thënë se presidenti Joe Biden dhe sekretari i shtetit Antony Blinken kanë konfirmuar se Plani Evropian do të dërgojë Kosovën drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.

Kështu është shprehur kjo ambasadë në një përgjigje për klanin.

“Në nivelet më të larta të qeverisë, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë këtë mbështetje.

Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë shumë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka thënë ambasada amerikane në përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat