Porti i Durrësit gjatë ditës së sotme ka mirëpritur anijen ushtarake italiane “San Marco”.
Anija logjistike luftarake, e gjatë 136 metra dhe e gjerë 26, mund të mbajë edhe mjete fluturuese, kryesisht helikopterë, si dhe të paktën 350 ushtarë.
Anija i përket klasit “San Giorgio”, e përbërë nga 3 anije, “San Giorgio”, “San Marco” dhe “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.
Sipas A2cnn, anija në fjalë po mbante disa mjete ushtarake të KFOR-it që kanë si destinacion final Kosovën.