Një vajzë e mitur nga Fushë Kosova është ndaluar nga Policia Shqiptare, pasi e njëjta kishte shkuar në shtetin fqinj bashkë me një shtetas të Shqipërisë.
Rasti është raportuar nga një ankues, familjar i viktimës, dje rreth orës 09:00.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin, kanë pranuar informacione se me viktimën, nga Policia e Shqipërisë është ndaluar edhe i dyshuari.
Rasti është nën hetime.