KFOR-i konfirmon se nga porti i Durrësit i erdhën ushtarë e pajisje

Lajme

KFOR-i konfirmon se nga porti i Durrësit i erdhën ushtarë e pajisje

Më: 8 mars 2023 Në ora: 19:05
Anija luftarake

Gjatë ditës së djeshme u raportua se një anije luftarake italiane ishte ankoruar në portin e Durrësit, e në të cilën gjendeshin pajisje dhe materiale për KFOR-in.

Nga ky mision, për klanin kanë konfirmuar se raportimet janë të sakta.

“Mund të konfirmojmë se anija ushtarake italiane ‘San Marco’, e ankoruar rregullisht në portin e Durrësit (Shqipëri), transportonte pajisje dhe materiale të alokuara për misionin e KFOR-it”, ka thënë Zyra për Informim e KFOR-it.

Ndërkaq, një zëdhënës i KFOR-it tha më tej për klanin se në këtë anije gjendeshin pajisje, por edhe ushtarë.

Sipas tij, pajisje të tilla dërgohen rregullisht nga Italia.

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO thotë se mbetet i gatshëm të japë çdo sqarim dhe vazhdon të operojë brenda mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat