Drejtori i zyrës së (ashtuquajtur) për Kosovë Petar Petkoviç ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit Kurti se “nuk do të formoj asociacionin e komunave”, si jo demokratike, kundër serbe dhe autokratike të pushtetit në Prishtinë, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.
Petkoviç në një deklaratë të shkruar theksoi se Kurti mund të “flas çfarë do qoftë”, por deklaratat e tij nuk zvogëlojnë obligimin juridik të Prishtinës për përmbushjen e marrëveshjes , mbi të gjitha obligimin për formimin e asociacionit.
"Nuk do jepte porosi të këtilla Kurti nëse nuk inkurajohet nga disa shtete perëndimore. Mundet BE ta shpërblejë Prishtinën me liberalizim të vizave, sa të dojë, por një gjë është e sigurt – Serbia nën udhëheqjen e presidentit Vuçiq, asnjëherë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës dhe asnjëherë nuk do pajtohet që ajo të anëtarësohet në OKB”, ka shkruar Petkoviç.
Gazeta shkruan se Kurti më herët ka theksuar se kërkesa e Serbisë për formimin e asociacionit në harmoni me marrëveshjen e Brukselit – nuk do ta përmbush.
"Unë këtu jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa marr parasysh identitetin dhe përkatësinë kombëtare apo atë fetare. Pra, dua që të të përmbush të drejtat e të gjithë qytetarëve, nevojat dhe kërkesat. Zgjidhje një kombëtare, për shkak të rregullimit demokratik të Republikës sonë, nuk janë të mundshme”, ka deklaruar Kurti.