​Lajçak takoi Listën Serbe, tregon çfarë biseduan

Lajme

​Lajçak takoi Listën Serbe, tregon çfarë biseduan

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:03
Pamje nga takimi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe. 

Përmes një cicërime në Twitter, Lajçak ka thënë se të njëjtit i ka informuar për dialogun, derisa ka shtuar se ka dëgjuar pikëpamjet e tyre.

“Kam biseduar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe për t'i informuar për dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre për zhvillimet në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi gjatë ditës së sotme është takuar me krerët opozitarë në Kosovë, për çka ka thënë se i ka informuar ata në detaje për planin e BE-së për dialogun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat