Ka vdekur një zyrtar i Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjë të cilën e kanë bërë të ditur këta të fundit përmes një postimi në Facebook.
Ata kanë publikuar edhe një telegram ngushëllimi për familjen e të ndjerit, ku ndër të tjera thuhet se kjo është humbje e madhe për SHKK-në.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj.Z.Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në”.
“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”, thuhet tutje në njoftim.