Një objekt i një shkolle të vjetër jofunksionale është përfshirë sot nga zjarri në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka informuar se përveç dëmeve, nuk është raportuar për të lënduar.
“Rreth orës 04:25 kemi pranuar nje informate se ne nje objekt shkolle te vjeter jo funksionale ne rrugen "Ramadan Rexhepi" eshte nje incident zjarri.
Ekipe te policise, zjarrefikesve kane dal menjhere ne vendin e ngjarjes. Zjarri eshte lokalizuar, vec demeve materiale nuk raportohet per te lenduar.”, ka bërë të ditur Veseli.