Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë një paraqitjeje të sotme pati falenderime të pandalshme për Kinën.
Këto falenderime ai i bëri vetëm tri ditë para takimit të madh në Ohër ku pritet të shihet me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti.
“Ne i jemi shumë mirënjohës miqëve tanë kinezë për përkushtimin e tyre të palëkundur për respektimin e Rezolutës 1244. Besoj që dashuria që popujt tanë kanë për lirinë dhe paqen e forcon edhe më shumë miqësinë tonë tradicionale,” – u shpreh Vuçiq.
Ai falenderoi Kinën edhe për investimet në infrastrukturë, energji dhe sektorin e minierave në Serbi, që sipas tij në mënyrë të ndjeshme e kishin rritur ekonominë serbe, duke krijuar “vende pune dhe mundësi për qytetarët...”
“Presidenti Xi shpesh e përmend një proverbë kineze: “Le t’i zëvendësojmë armët e luftës me dhurata mëndafshi,” Falemnderit Presidentin Xi dhe Republikës Popullore të Kinës për miqësinë e palëkundshme dhe mbështetjen. Rroftë miqësia jonë e hekurt! Rroftë Kina! Rroftë Serbia!” - shkroi zVuçiq.