Alarmohet Vuçiq pas urdhërarrestit ndaj Putinit, tregon çka do të ndodhë me Serbinë nesër në Ohër

Lajme

Alarmohet Vuçiq pas urdhërarrestit ndaj Putinit, tregon çka do të ndodhë me Serbinë nesër në Ohër

Më: 17 mars 2023 Në ora: 20:42
Aleksandar Vuçiq

Në prag të takimit të 18 marsit në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se urdhërarresti i lëshuar sot nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin rus, Vladimir Putin ia vështirëson pozicionin Serbisë.

Ai ka thënë se Serbia do të ketë kujdes të shtuar në lëvizjet që bënë.

Ai ka akuzuar Perëndimin për presion ndaj shteteve që nuk janë kthyer ashpër kundër Rusisë.

“Është fare e sigurt se bota po rrëshqet në një përshkallëzim shtesë të konfliktit dhe një përshpejtim të konfliktit”, tha Vuçiq në një fjalim para qytetarëve.

Vuçiq ka thënë se nuk do të nënshkruajë asgjë nesër në Ohër.

“Po ju them se nuk do të nënshkruaj asgjë dhe ata nuk brengosen për këtë gjë… dua të flas për normalizim, në mënyrë që të diskutojmë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar tutje presidenti serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat