Televizioni T7 është duke i përcjellë nga afër zhvillimet në Ohër, ku Kosova dhe Serbia pritet të takohen për të diskutuar Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman.
Gazetari Çlirimtar Morina i cili po qëndron në Ohër, gjatë transmetimit direkt teksa është pyetur për atë që po ndodh atje dhe nëse ka filluar takimi tre palësh, ka shprehur shqetësimin e tij se pala e Kosovës është shumë e mbyllur për të marrë informacione.
“Pala kosovare është e mbyllur.
Është shumë e vështirë për të depërtuar dhe për të marrë informacione”, ka thënë gazetari Morina.