Pas përfundimit të takimit mes Kosovës dhe Serbisë, është deklaruar presindeti serb, shkruan Novosti.rs, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se nuk ka nënshkruar asgjë, dhe se do të prezantojë çdo pikë para qytetarëve.
“U arrit një lloj marrëveshjeje. Këshilli Evropian, pra BE-ja do të vlerësojë se kush e ka përmbushur çfarë plani zbatues. Për ne është me rëndësi të madhe që formimi i Asociacionit ka pasur prioritet. Më duhet të them se jam shumë i kënaqur për këtë, flitet për persona të pagjetur, për konferenca donatorësh. Plani me siguri do të duhet të përmirësohet.
Jam i sigurt se pala shqiptare do të insistojë që unë nuk kam firmosur asgjë. Jam i sigurt që kemi bërë një lëvizje, nuk ishte D-Day, por ishte një ditë e mirë. Nesër do të prezantoj çdo pikë para qytetarëve. Asgjë nuk kam nënshkruar, as sot nuk kam nënshkruar” – tha Vuçiq.