Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në formë shakaje se ka dhimbje në dorën e djathtë, andaj nuk mund të nënshkruaj, pasi u pyet sot nëse do ta nënshkruajë marrëveshjen e arritur dje në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiqi tha se kjo dhimbje do vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.
Ai ka lënë të nënkuptohet se ai nuk do të nënshkruajë marrëveshje normalizimi me Kosovën, gjatë mandatit të tij si president.
“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, vetëm me të mund të nënshkruaj dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe katër vjetët e ardhshme”, ka thënë Vuçiqi para mediave në Serbi.