​Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiqit

Lajme

​Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiqit

Më: 19 mars 2023 Në ora: 21:35
Aleksandër Vuçiq

Opozita në Serbi i ka reaguar ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiq për arritjen e pajtueshmërisë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Madje lideri i Lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviq, kërkoi dorëheqjen e Vuçiqit, si zgjidhje e vetme e krizës politike. Duke kërkuar madje protesta nga qytetarët ai ka thënë se Vuçiq në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes të cilën ai e vlerëson si grushtet.

Ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq marrëveshjen e quajti tradhti. “Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, ka shkruar ai.

Edhe partitë opozitare në Kosovë PDK e LDK e kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Liderët e dy partive më të mëdha opozitare në Kosovë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku kanë reaguar vetëm përmes rrjeteve sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat