Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë është më 20 marsi, e që shënohet në të gjitha vendet anëtare në mënyra të ndryshme.
Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) ka gjithsej 57 vende anëtare të rregullta, në mesin e tyre edhe Shqipëria.
Duke mbledhur 57 anëtaret me të drejta të plota, tri të fundit dhe 20 vëzhguese, kjo Organizatë tashmë ka 80 shtete anëtare.
Kurse, Republika e Kosovës nga viti 2018 ka bërë një hap të rëndësishëm brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, duke e ngritur statusin nga anëtari vëzhgues në atë të asocuar.
Organizata e tanishme Ndërkombëtare e Frankofonisë është formuar në vitin 2005, fryt i Agjencisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik (ACCT) në vitin 1970, e më vonë i Agjensisë Ndërkombëtare të Frankofonisë në vitin 1998.
Vetë termi “Frankofoni” lind ka fundi i shekullit XIX për të emëruar të gjithë njerëzit dhe vendet që e përdorin gjuhën frënge.