Që 12 vite, familja Kelmendi hapi e shtëpisë së tyre për strehimin e shumë fëmijëve.
Historia se si nisi gjithçka, është tejet interesante, pasi ishin vetë fëmijët e Fehmi Kelmendit që filluan të kenë një lidhje të veçantë me fëmijët e braktisur.
Kryefamiljari Fehmi Kelmendi, tregoi se cilat kishin qenë motivet e familjes së tij që i shtyri të nisin strehimin e fëmijëve të braktisur.
“Prej fillimit, duke përcjellë mediat, pamë raste të tilla të dhimbshme dhe atëherë biseduam më bashkëshorten, më fëmijët e mi biologjik, pse nuk bëhemi edhe ne familje strehuese, sepse kishim dëgjuar që ka shumë familje që strehojnë fëmijët e braktisur. Morëm vendim, fëmijët kishin dëshirë, se pa e pasur miratimin e fëmijëve, nuk lejohet as me ligj, e bëmë një kërkesë në Qendrën për Punë Sociale në Prizren, na u pranuar, i kemi kryer disa trajnime dhe kështu që sot jemi familje strehuese që rregullisht jemi me ta, kurrë pa ta nuk jemi”, tha Kelmendi.
Tani familja e tij nw Prizren strehon 14 fëmijë të braktisur.