Me sheqer, çokollatë e fruta - kështu e nis çdo mëngjes Rudina Qosja.
Rruga e saj nga adhuruese e ëmbëlsirave në udhëheqëse të një pastiçerie ka qenë e gjatë dhe e ka dërguar në Athinë e Nju Jork.
Tani, ajo synon ta rrisë biznesin e saj.
Ajo shpreson që edhe gra të tjera të gjejnë përkrahje në ëndrrat e tyre.