Boshko Obradoviç akuzoi Vuçiqin dhe Daçiqin për kapitullim pas pranimit të planit evropian

Lajme

Boshko Obradoviç akuzoi Vuçiqin dhe Daçiqin për kapitullim pas pranimit të planit evropian

Nga: F. B. Më: 27 mars 2023 Në ora: 11:47
Boshko Obradoviç

Lideri i Dver-it, Boshko Obradoviç ka deklaruar se “në dekadën e pushtetit të SNS dhe Vuçiq zgjedhjet e jashtëzakonshme ishin ndodhi e rregullt, por pas pranimit të shtetit të Kosovës, dikur luftaraku Vuçiq zgjedhjet e jashtëzakonshme më as që po guxon me i përmend”, shkruan “Nova”, transmeton “Bota Sot”.

Si vlerësoi ai “për këtë ka dy shkaqe, ose Vuçiq është i vetëdijshëm për rënien e mbështetjes pas kapitullimit para ultimatumit të ri perëndimor, ose mentorët e perëndimit të pushtetit aktual në Serbi e kanë kërcënuar se nuk ka zgjedhje derisa nuk përmbushte plani evropian në tërësi”.

“Sido qoftë, Vuçiq për të satën herë shkel premtimet e veta se zgjedhje do ketë nëse i kërkon opozita, Blloku shtet-krijues patriotik i opozitës të tubuara rreth DSS së re POKS; Lëvizjes Dveri dhe ‘Zavetnici’, të cilët në zgjedhjet e kaluara fituan mbi 15 për qind të votave, me javë kërkojnë dorëheqjen e presidentit dhe kryeministrit të Serbisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme në gjitha nivelet, por nuk kanë marr përgjigje”, tha Obradoviç.

Lideri i Dver-it theksoi se vetëm zgjedhjet korrekte e demokratike janë zgjidhje e krizës aktuale politike e nxitur nga pranimi i planit evropian dhe aneksit në 27 shkurt në Bruksel dhe 18 marsit në Ohër.

Ai kërkoi që në zgjedhje shumica aktuale të kandidoj politikën e re të pranimit të shtetit të Kosovës dhe vendosjes së sanksioneve si paralajmëroi ministri Daçiq.

“Kjo për SPS dhe Daçiq nuk do ishte kapitullimi dhe tradhtia e parë e interesit kombëtar, Daçiq ishte pjesë e pushtetit të Millosheviqit që tradhtoi Krajinën dhe që shkatërruan dhe plaçkitën ekonominë e vendit, ai personalisht ka nënshkruar marrëveshjen tradhtare të Brukselit në vitin 2013 e sot i asiston Vuçiqit në pranimin e ultimatumit për pranimin e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ai.

“Nuk duhet harruar se Vuçiq sot nuk ka shumicën pa Daçiqin dhe se të dytë janë përgjegjës për shkeljen e Kushtetutës dhe kapitullimin dhe në çdo gjë tjetër që bëjnë së bashku”, thuhet në kumtesën e këtij subjekti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat