Nga LDK-ja e akuzojnë Ministrinë e Kulturës për ‘militantizim ekstrem dhe paaftësi’

Lajme

Nga LDK-ja e akuzojnë Ministrinë e Kulturës për ‘militantizim ekstrem dhe paaftësi’

Më: 27 mars 2023 Në ora: 16:51
Sibel Halimi

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku.

Halimi me anë të një video-adresimi ka deklaruar se kultura në Kosovës për “dy vjet qeverisje ka shënuar degradim të shumanëshëm”, derisa ka përmendur mungesën e investimeve kapitale.

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie ka akuzuar MKRS-në edhe për “militantizim të skajshëm të institucioneve”.

“Skena kulturore në Kosovë është sot më e varfra në Evropë”, shprehet Halimi në fjalën e saj.

“Hovi i zhvillimit të kinematografisë kosovare me të cilin krenoheshim është stopuar duke iu falënderuar paaftësisë së kësaj ministrie…”, vazhdon tutje Halimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat