Një person është arrestuar për plagosjen e sotme në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
Kështu bëjnë të ditur burimet e medias.
Momenti i arrrestimit të të dyshuarit:
Ndërkaq për rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Sonte rreth orës 20:25, është pranuar informata nga Policia e Kosovës se në rr. “Qamil Hoxha” në Prishtinë janë dëgjuar gjuajtje me armë dhe dyshohet për persona të plagosur. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime lidhur me kete incident. Veprime operative aktive policore jane në proces per identifikimin e shkaktarëve të ketij incidenti dhe identifikimin e personave të përfshirë. Për detaje tjera do të njoftoheni”.