Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është duke aspiruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa sa i përket marrëveshjes së Ohrit, ai ka thënë se “Serbia do ta zbatojë atë që e ka thënë”.
Pas takimit me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit grek se pse nuk ka ndryshuar asgjë në 20 vitet e fundit në rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, Vuçiq u përgjigj duke thënë se ajo rrugë nuk varet vetëm nga Serbisë, por edhe për marrëdhëniet brenda vetë BE-së.
“Shumë nga ajo që pritet nga Serbia ka të bëjë me dialogun me Kosovën”, ka thënë Vuçiq.
“Atë që kemi thënë se do ta zbatojmë – do ta bëjmë, i thashë edhe presidentit të Greqisë se çfarë është e gatshme të bëjë Serbia dhe çfarë jo, nuk ia kemi fshehur askujt dhe zyrtarët evropianë e dinë se fjala e Serbisë është shumë më e rëndësishme se fjala e dikujt tjetër, apo guxoj ta them, nënshkrimi i dikujt”, ka theksuar presidenti i Serbisë, raporton N1.