Ditë më parë deputeti i VMRO-DMPNE-së Dragan Kovacki, deklaroi se 10 pjesëtarë të Shërbimit Inteligjent Ushtarak të Maqedonisë së Veriut, ishin arrestuar në Kosovë.
Por, një gjë e tillë hidhet poshtë nga Policia e Kosovës.
Në një përgjigje, nga ky institucion i sigurisë thanë se nuk ka pasur arrestime të tilla.
“Referuar kërkesës suaj ju lidhur me arrestimet e potencuara ju njoftojmë se, Policia e Kosovës nuk ka arrestuar persona të tillë”, thuhet në përgjigje.
Prangosja e agjentëve maqedonas u mohua një ditë më parë edhe nga Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi.
“I hedhim poshtë akuzat në njoftimin e deputetit Kovacki dhe i konsiderojmë si një përpjekje dashakeqe për të minuar marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe si përpjekje për diskreditimin e Shërbimit”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për klanin.