Një person është arrestuar gjatë së enjtes nga policia.
41-vjeçari V.V, dyshohet se ka keqpërdorur besimin duke përvetësuar barna dhe duke i shitur tek një person tjetër.
Sipas organeve të rendit vlera e dëmit llogaritet të jetë 50 mijë euro.
“Me vendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që policia është në kërkim të personit tjetër qe mund të jetë i përfshirë në këtë rast”.