Kohëve të fundit një person me inicialet R.H po i shqetësonte qytetarët e Prishitnës me veturën e tij, BMW ngjyrë e gjelbër neon.
Ai u bë kudo viral në rrjetet sociale.
“Papi Chulo”, është muzika që 34 vjeçari e dëgjonte me zë të lartë, e që dukej se i bezdiste banorët e lagjeve të kryeqytetit.
Shoferi i BMW-së i ka shkelur rregullat qindra herë.
Kështu së paku konfirmohet nga policia.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës tha se ai i ka 225 gjoba të regjistruara.
“Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohësisht automjeti”, tha Ahmeti.