Gazetari, Ridvan Berisha ka njoftuar se do të jetë pjesë e marshit në protesten e së dielës, duke i kujtuar krerët e UÇK-së me një nga emisionet e tij në RTK.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka rikujtuar një nga emisionet e tij.
Aty ai bëri një përshëndetje publike ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve.
“Duke e rikthyer në vëmendje edhe përshëndetjen publike time për sa kohë që e drejtoja emisionin politik Debat, ju ftoj gjithsecilen e gjithsecilin të merrni pjesë në protestë”, ka shkruar Berisha.