Jetonte e vetme në këtë objekt. Një grua e nacionalitetit serb, u gjet pa shenja jete në apartamentin e saj, këtu ne fshatin Plemetin te Obiliqit.
Sipas Policisë, vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor në vend ngjarje, kurse trupi iu dërgua për obduksion.
Ndërsa, një familjar i saj tha per televizionin se viktima ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe kishte qëndruar 11 ditë në spital.
E ndjera që jetonte e vetme, përkujdesje kishte veç nga ky familjar që e vizitonte herë pas here.
Siç u shprehen fqinjët e saj prapa kamerave, ishin ata që njoftuan policinë për rastin pasi që rreth 4 ditë nuk kishin parë e dëgjuar lëvizje në apartamentin e viktimës.