Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferat Ferati, nga Prekazi, ka ndërruar jetë.
I ndjeri vuante tash e disa kohë nga një sëmundje.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Haxhiu tha për Feratin se “përpjekja për liri ju shperbly me dhimbje e vuajtje deri në momentet e fundit por qëndrimi prej burri stoik nuk do të zbehet kurrë”.
Ky është njoftimi i plotë:
Lajmi për vdekjen e veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Ferat Ferati nga Prekazi, na pikëlloi të gjithëve.
Përpjekja për liri ju shperbly me dhimbje e vuajtje deri në momentet e fundit por qëndrimi prej burri stoik nuk do të zbehet kurrë.
Do të na mungosh mik.
Ngushëllime familjes, miqve e shokëve!
