Ishte 20 vjeç, kur Shkurte Morinën forcat serbe e ndan nga babai i saj, të cilin nuk e pa më.
Nasim Morinën bashkë me 105 të tjerë, serbët i vranë në Pastasel të Rahovecit.
“Ka qenë tmerr, veç na kanë nda prej tyre. Neve na thoshin shkoni për Shqipëri, e kanë marrë babin edhe djalin e axhës. Pas 6 vjet e kemi marr trupin…”, tha Shkurte Morina, e bija e Nasim Morinës.
24 vjet pas masakrën e 31 marsit e kujton edhe Ali Krasniqi.
Në përvjetorin e masakrës, u bë zbulimin i pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona, derisa ka ende persona të pagjetur.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: