Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se ka vendosur që shteti që drejton të mos i vendos sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Ai mendon se vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë ka qenë i saktë në kohën kur është marrë dhe se është i saktë edhe tani.
Duke folur për kërkesat e Bashkimit Evropian që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme si vend kandidat për anëtarësim dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, Vuçiq tha se:
“Serbia duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, por edhe të mbrojë miqtë e saj tradicionalë”, raporton aljazeera.