Imami Ali Ismaili rrëfen për sulmin ndaj tij

Lajme

Imami Ali Ismaili rrëfen për sulmin ndaj tij

Më: 4 prill 2023 Në ora: 06:24
Ali Ismaili

Të shtunën e përfundoi namazin e teravisë e mori rrugën për në shtëpi.

Por, Ali Ismaili, imam në fshatin  Miradi të komunës së Fushë-Kosovës, thotë që gjatë rrugës për në shtëpi, një makinë ia ka prerë rrugën atij e vëllaut.

“Kemi shku me kry obligimin, si imam i xhamisë, edhe mbas namazit të taravisë, kah jemi kthy kemi has në pritë të një makine e cila ka qenë pa targa. Kanë zbrit dy persona nga ajo makinë, të maskuar. Jam kanë me vëllaun në makinë, ata kanë dalë me shufra metalike, e kur i ka pa vëllau ashtu, nuk është ndalur, I ka dhanë makinës pak me shpejtësi të madhe dhe e kemi tejkalu”, tha ai.

Ismaili, njëherit edhe Kryesues i Kuvendit komunal në Fushë Kosovë, thotë se asnjëherë nuk ka pasur problem me banorët.

“Në atë fshatin ku unë jam imam, kanë qenë bab e babgjysh imam dhe i kemi shërby aty që 60 vite, asniherë nuk kemi pas problem. Dhe për atë arsye unë mendoj që kjo nuk ka të bëjë fare me pozitën në xhami, mirëpo e kanë shrytëzu këtë momentum te xhamia nashta edhe me i dhanë konotacion fetar. Mendoj që kjo ka të bëjë dhe është puro politike me pozitën që e kam të Kryesusit Komunal në Kuvendin e Fushë Kosovës”, shtoi ai.

Tutje ai rrëfen edhe pasigurinë që ai dhe familja e tij kanë.

“Unë edhe në këto momente ndihem i rrezikum, kam ardh nën vëzhgimin e familjes në punë kam dalë. Padyshim që ndihem i rrezikum se nuk është në rregull pa i bërë askujt asgjë me dal me shifra të hekurit në pritë. Që nuk ja kanë arrit qëllimit, kjo nuk domethënë që nuk kanë me ja arrit qëllimit sot ose nesër ose t’u shku te shpija”, tha Ismaili.

Në fund, Ismaili pati kërkesë për organet e rendit që të punojnë në zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat