Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit

Lajme

Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 12:02
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit.

“Sot kujtojmë 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat. Civilë moshash të ndryshme, pleq, gra, burra e fëmijë, u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serb ose u zhdukën dhunshëm.

Sot e kësaj dite, nënat, motrat e familjarët e tjerë presin në ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë nga regjimi serb.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat