Rroni merret pak me avokatin e Thaçit, i jep edhe disa konkluzione!

Lajme

Rroni merret pak me avokatin e Thaçit, i jep edhe disa konkluzione!

Më: 4 prill 2023 Në ora: 12:07
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci, ka komentuar paraqitjen e avokatit të Hashim Thaçi, Gregory Keohe, i cili në seancën e sotme në Hagë po i kundërshton pretendimet e djeshme të ZPS-së.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar disa statuse, duke paralajmëruar se çka mund të ndodh me këtë proces.

Ai ka cituar avokatin e Thaçit në Speciale.

“Avokati i Thaçit: "Adem Demaçi ka qenë person shumë i rëndësishëm i UÇK-së". E tash po del që edhe Albini koka konë UÇK a?”, ka shkruar Gjinovi.

Në një tjetër status, ai ka thënë se nga procesi mund të dalin dy rezultate.

“Dy rezultate janë të mundshme nga ky proces gjyqësor: 1. Disa përfundojnë në burg si përgjegjës krime kundër njerëzimit ose për mosparandalimin e tyre. 2. Lirohen të pafajshëm duke dëshmu që s'kanë pasë kurrfarë roli drejtues në luftë”, ka shkruar Gjinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat