Shumica e mediave të shkruara dhe tabloideve kombëtare në Serbi e vendosën procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në faqet e tyre të para të martën.
Vecernje Novosti shkruante me titull: “Ata po e gjykojnë Thaçin, jo luftën e UÇK-së”.
“Politika” u ndal te avokati që përfaqëson viktimat, Simon Laws, duke thënë:
“Viktimat e Thaçit gati për të dëshmuar”, ndërsa titulli i tabloidit Alo thoshte: “Gjakatarët janë në gjyq për 102 vrasje”.