Gjykimi për ish- drejtuesit e UÇK-së sot ka vazhduar ditën e tretë.
Gjersa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar se ndihen të pafajshëm, është publikuar një video interesante e vitit kur Fatmir Limaj ishte në Hagë.
Mevludin Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka publikuar një video të vitit 2005 në kohën kur Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.
Krasniqi ka shkruar se Alex Whiting është kryeprokurori i aktakuzës kundër Thaçit , Veselit, Krasniqit dhe Selimit, dhe sipas tij, është po i njëjti prokuror që humbi betejën me drejtësinë në rastin Limaj në Hagë.