Grupet serbe stërviten në Rashkë

Lajme

Grupet serbe stërviten në Rashkë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:21
Grupet serbe

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, po qëndron për rreth dy orë duke raportuar me dyer të mbyllura para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Me të përfunduar raportimi, kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu, doli në konferencë dhe ngreu një shqetësim.

Ajo tha që dy grupe serbe janë duke u trajnuar në Rashkë të Serbisë, me qëllim të destabilizimit të katër komunave veriore.

Andaj deputetja e PDK-së, bëri thirrje që shteti i Kosovës të ndërmerr masa.

Që situata është serioze, po e thonë edhe njohësit e  të sigurisë.

Drizan Shala, tregon skenarin që sipas tij Serbia do të tentojë ta implementojë në veri të vendit.

Trajnime të tilla në Rashkë dhe pjesë tjera, sipas ekspertit të sigurisë, Hysen Gecaj, ka pasur vazhdimisht nga pala serbe.

Kujtojmë që javën e kaluar janë djegur disa vetura me targa RKS e është sulmuar një patrull e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat