Politikani dhe analisti serb Boban Bogdanoviq ka treguar arsyet e vendimit të tij për tu kthyer nga Beogradi e të jetojë në Kosovë.
Bogdanoviq tha se në Beograd është ndier i rrezikuar të lëvizë i lirë për shkak të njerëzve që janë në shërbim të sigurimit serb.
Ai madje tregoi se për shkak të rrezikut të madh ndaj tij e familjës së tij, ai është detyruar të bartë edhe anti-plumbin.
Por, ai tha se atë nuk e bartë me vete më prej kur ka vendosur të jetojë në Kosovë.
“Si serb që jam me prejardhje nga Kosova s’ka qenë e vështirë të marrë një vendim për të ardh të jetojë në Kosovë. Unë në Prishtinë e në Mitrovicë që jetojë, jetojë me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës. Është disi dëshpruese, unë nuk bart anti-plumb kur jam këtu. Mua më mbron Ligji dhe Kushtetuta, dhe se kam problem të endem nëpër Mitrovicë e pjesë tjera të Kosovës. Në Beograd për shkak të njerëzve që janë në shërbim të sigurimit, është siguria ime në masë të konsiderueshme e rrezikuar, dhe kur lëvizë në Beograd, mbaj jelekun anti-plumb. Njeriu nuk e di çfarë pret për të, e për familjen e tij.”, tha Bogdanoviq.