Politikani dhe analisti serb Boban Bogdanoviq në një rrëfim ka folur rreth vrasjes së politikanit serb në veri, Oliver Ivanoviq.
Ai tha se Ivanoviq u vra për shkak të aktivitetit të tij politik duke i kundërshtuar fuqishëm Listën Serbe e politikat e Beogradit.
“Vrasësi i të ndjerit Ivanoviq, është Ljubomir Lainoviq, djali i Branislav Lainoviq”, tha Bogdanoviq.
Bogdanoviq në Politiko tha se një ditë pas bisedës telefonike të Oliver Ivanoviqit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ku i kishte treguar për kërcënimet që kishte marrë dhe rrezikun që ndodhej, ai ishte vrarë.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përgjegjësi sepse Ivanoviqi i kishte treguar atij në telefon se ndihet i kërcënuar dhe Vuçiq nuk bëri asgjë për të mbrojtur atë”, tha tutje ai.
Ai po ashtu për përfshirjen në vrasjen e Ivanoviqit ka përmendur edhe dy politikanët serb nga veriu, Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojiciq.
“Veselenoviq dhe Radoiqiq janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Natyrisht që Vuçiq ka përgjegjësi, ai nuk e ka kuptuar seriozisht bisedën e fundit me Oliverin kur ky i tha se siguria e tij është e rrezikuar. Ai nuk e ka mbrojtur. Pas këtij takimi ai është vrarë menjëherë. Pas mbështetjes së Veselenoviqi e Radojqiti qëndron Vuçiqi. Asta në veri të Kosovës kanë zhvilluar një nacionalizëm të rrejshëm. Ata janë paguar nga shteti i Serbisë.Ata sundojnë në veri të Kosovës. Ata kanë shkaktuar çrregullime tektonike në Sebri. Unë jam sulmuar në mënyrë brutale nga mediat atje.”, tha Bodanoviq.
Bogdanoviqi e ka konsideruar të çuditshme sjelljejn e “gruas pa kurorë” të Oliver Ivanoviqit pas vrasjes së tij, e cila siç tha ai pati deklaruar se bashkëshorti i saj nuk ka pasur asnjë kërcënim dhe tani ajo u punësua në Ministrinë e Turizmit dhe më nuk flet për vrasjen e tij.
“Janë 4 mijë dokumente që flasin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. I kam propozuar Prokurorisë së Kosovës që të formohet një ekipë i përbashkët hetues që të dalin para drejtësisë vrasësit e tij.”, tha ai.