Ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar nënën e tij e cila sot mbush 93 vite jetë.
Bahtiri ka shkruar se secili njeri duhet ta dijë se në këtë jetë ekziston vetëm një dashuri e sinqertë, ajo është dashuria e nënës.
Postimi i plotë:
Gëzuar ditëlindjen e 93-të, NANË
Po i kërkoj fjalët më të mira, nga thellësia e zemrës, për njeriun më besnik në jetën time; njeriun i cili nuk është lodhur kurrë nga gabimet e kërkesat e mia, por me dashurinë më të madhe ka qenë me mua, në ditë të mira e të vështira. Lutjet e tua ma kanë ndriçuar jetën e këshillat e tua të vyera më kanë mbajtur në këmbë gjithmonë.
NANË, o mbretëresha ime, edhe nëse m’i jep Zoti njëmijë vjet jetë, borxhin që kam ndaj teje nuk do të mundem ta shlyej kurrë!
Duhet ta dijë secili njeri, se në këtë jetë ekziston vetëm një dashuri e sinqertë, ajo është dashuria e nënës.
Të paça përjetë pranë vetës, ty që je vet jeta ime! TË DUA SHUMË!
AB