Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq filloi vizitën e tij në Azinë Qendrore, vizita e parë dypalëshe e shefit të diplomacisë së Serbisë në këtë rajon pas disa dekadash, gjatë së cilës ai do të vizitojë Republikën e Kirgistanit, Uzbekistani dhe Republika e Taxhikistanit.
Ai, nga ato vende të largëta vazhdon ende të bëjë propagandë për Kosovën, ku ju ka thënë përfaqësuesve të tyre se shpallja e Pavarësisë së Kosovës është e njëanshme.
“Dua të them se qëndrimet e tyre janë ende shumë të prera, thonë se nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe Metohisë”, tha ministri i jashtëm serb.
Serbia nuk po ndalet së lobuari për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.