Nis takimi i “Srpskas” me Vuçiqin për zgjedhjet lokale në veri, merr pjesë edhe Radojiçiq
Në Beograd ka filluar takimi i presidentit serb Aleksander Vuçiq me Listën Serbe. Një nga temat kryesore është mbajtja e zgjedhjeve në veri të Republikës së Kosovës më 23 prill.
Në takimin në “Pallatin e Serbisë” po marrin pjesë drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë”, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, nënkryetari i kësaj partie Igor Simiq dhe përfaqësues të tjerë të partisë Ivan Todosijeviq, Milan Radoiçiq, kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, shkruan Danas.
Takimi ka nisur pak pas orës 13:00. Pas takimit është paralajmëruar një konferencë për media.
“Lista Serbe” ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të prillit.