“Isha larg fronteve” - Hashim Thaçi disa herë shkoi fshehtas në Hagë, reagon Naim Miftari, ja çfarë thotë

Lajme

“Isha larg fronteve” - Hashim Thaçi disa herë shkoi fshehtas në Hagë, reagon Naim Miftari, ja çfarë thotë

Nga: N. Sh. Më: 8 prill 2023 Në ora: 12:51
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar për shkuarjen e ish-presidentit Hashim Thaçi fshehtas në Hagë.

Sipas tij, ai atje kishte mohuar rolin e tij gjatë luftës.

Miftari thotë se Thaçi është deklaruar se nuk ka përgjegjësi për komandantët që ishin në luftë, pasi vet ishte larg fronteve.

Postimi i plotë:

Gjykata: Hashim Thaçi erdhi disa herë në Hagë fshehurazi për të dhënë dëshmi. Disa herë ai mohoi rolin e tij gjatë luftës.

Hashim Thaqi: Çka kanë bë gjatë luftës komandantët e luftës në teren si Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Sabit Geci, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Lahi Brahimaj, Ramush Haradinaj, Sokol Bashota, Qerim Kelmendi ...nuk di komandantat e kishin përgjegjësinë as nuk marr kurfar përegjegjësie për ‘ndonjë; krim të tyre, pasi unë isha larg fronteve dhe isha vetëm përfaqësuesi politik, nuk kisha përgjegjësi në teren...!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat