Ky është 81 vjeçari i vdekur në Mitrovicë, kishte ardhur nga Gjermania në pushime

Lajme

Ky është 81 vjeçari i vdekur në Mitrovicë, kishte ardhur nga Gjermania në pushime

Më: 8 prill 2023 Në ora: 16:32
Shemsedin Raça

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit, me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Mësohet se viktima është Shemsedin Raça, 81 vjeçar i cili jetonte në Gjermani por kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Viktima vdekjen e gjeti nga një bombolë gazi.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth 13:20, Policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën “Mbretëresha Tetutë” në banesën e tijë është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 81 vjeçar.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat