A duhet të reagojnë ndërkombëtarët? Kabineti i Daçiqit me gjuhë raciste i kundërpërgjigjen shefit të kabinetit të presidentes Osmani

Lajme

A duhet të reagojnë ndërkombëtarët? Kabineti i Daçiqit me gjuhë raciste i kundërpërgjigjen shefit të kabinetit të presidentes Osmani

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:28
Ivica Daçiqi

Nikola Nedeljkoviq, shef i kabinetit të Ivica Daçiqit, ka reaguar ndaj Blerim Velës, shefit të kabinetit të presidentes së Kosovës, pasi ky i fundit tha se Serbia po e shkel marrëveshjen e Ohrit përmes lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Shefi i kabinetit të Daçiqit është kontaktuar nga ‘Kosovo-Online’, mediumi serb që operon në Kosovë, i cili ka dhënë komente tendencioze dhe raciste në drejtim të kosovarëve.

“Arsimimi asnjëherë nuk ka qenë pikë e fortë për banorët e Prishtinës, prandaj është e kuptueshme që Vela [Blerim Vela] nuk ka mësuar se vendet e vizituara nga ministri Daçiq as nuk e njohin Kosovën dhe as nuk kanë votuar ndonjëherë pro Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Nedeljkoviq.

Komentet e tij vijnë në periudhën kur shefi i tij, Ivica Daçiq, po lobon të pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB përgjatë vizitave në shtetet e Azisë Qëndrore.

Lidhur me këtë ka reaguar shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka thënë se nëpërmjet kësaj po shkelet neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit.

“Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë!”, deklaroi Vela në ‘Twitter’. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat