Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, ka deklaruar se po "rritet terrori ndaj serbëve nga njësitet para policore speciale ndaj serbëve", transmeton "Kosovo-online”.
Ai theksoi se me refuzimin e formimit të asociacionit ashtu si janë pajtuar në marrëveshjen e Brukselit dhe formimin e ushtrisë që trajnohen nga NATO, ata dëshirojnë militarizimin e veriut të Kosovës.
"Prishtina synon të bëjë komplet militarizimin e veriut dhe të merr veriun, jo vetëm me forca policore speciale por edhe ushtri kjo krijon potencial për krizë shumë serioze në veri, sepse populli serb ka porositur se nuk do të durojë këtë”, tha Drecun.
Ai theksoi se tema kryesore e takimit të Vuçiqit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, që do mbahet pas festës së pashkëve, do jetë mënyra si Serbia të ndihmojë "ekzistencën e serbëve në Kosovë ndaj terrorit ndaj tyre dhe përgjigja e serbëve së bashku me Beogradin".
"Takimi që do mbahet në Rashkë është me rëndësi të tregojë unitet mes Beogradit dhe përfaqësuesve të zgjedhur politik të serbëve në Kosovë për nxjerrjen e konkluzioneve që do aplikohen”, tha ai.
Ai akuzoi se ndaj serbëve po bëhet terror para zgjedhjeve të caktuara dhe para festave dhe veprimet e saj janë të paparashikueshme.