Dodik merret sërish me Kosovën, kritikon amerikanët dhe evropianët - ja si po e planfikojnë ‘shkëputjen’ nga Serbia

Lajme

Dodik merret sërish me Kosovën, kritikon amerikanët dhe evropianët - ja si po e planfikojnë ‘shkëputjen’ nga Serbia

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:25
Milorad Dodik.

“Nuk ka më marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë lideri ultranacionalist i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik. Në një intevistë për “Politika" Dodik thotë se Perëndimi dëshiron që Serbia “t’i duartrakasë shkëputjes së Kosovës nga Serbia” pa ofruar ndonjë gjë si këmbim. Dodik i cili mirëmban narrativën ruse, në veçanti nga post-24 shkurti i invazionit rus mbi Ukrainën, thotë se serbët "nuk do ta pranojnë këtë".

“Amerikanët dhe evropianët kanë ekzagjeruar. Ata do të donin të shihnin Serbinë duke i duartrokitur shkëputjes së Kosovës, por kurrë s’kanë ofruar gjë për këtë, përveç një perspektive të rreme për anëtarësim në BE”, ka thënë Presidenti i “Republika Srpska”-s, Milorad Dodik.

Dodik vazhdoi t’i bjerë toneve anti-evropiane dhe anti-amerikane, duke thënë se “do të vijë një ditë kuir njerëzit do të thonë – lamtumirë, Kosova ështtë pjesë e Serbisë, dhe ju bëni ç’të doni, sepse na mashtruat gjithherë”.

Ultranacionalisti serb i Bosnjes vazhdon ta quajë Bosnje-Hercegovinën “shtet të dështua pa asnjë shans suksesi” dhe se “Republika Srpska refuzon të jetojë në një Bosnjie-Hercegovinë antikushtetuese”.

“Askush nuk mund të ndërtojë ose riparojë Bosnjën”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat