Avokati serb: Në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja, po gjykohen individët

Lajme

Avokati serb: Në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja, po gjykohen individët

Më: 9 prill 2023 Në ora: 16:54
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Avokati Zoran Zhivanoviq ka deklaruar sot se në gjykimin që po ndodh në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja por liderët e saj. Kjo e bën Zhivanoviqin prej zërave të rrallë në Serbi që e thotë një gjë të tillë. 

“Udhëheqësit e UÇK-së po gjykohen në bazë të ndërmarrjes së bashkët kriminale sepse donin të vendosnin kontroll të plotë mbi Kosovën... Asnjëri prej tyre nuk ishte personalisht i akuzuar për vrasjen e dikujt dhe mbrojtja e tyre është e tillë që ata në fjalën e tyre hyrëse thanë se nuk kontstojnë që janë vrarë njerëz, por se s’janë fajtorë pasi nuk kanë kontrolluar plotësisht UÇK-në,” – u shpreh z. Zhivanoviq. 

Avokati serb u shpreh edhe se në procese të tilla ka “ndikime politike”. 

Në anën tjetër, Millovan Drecun që udhëheq komisionin parlamentar për Kosovën, ka thënë se gjykimi në Hagë përbën gjykim të UÇK-së. Drecun në fjalën e tij madje i kishte reguar edhe ambasadorit gjerman Rohde që thoshte diçkaa tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat